• Fri. Apr 26th, 2024

Gruaja e vlefshme dhe ndërmarrëse

Bylexopress

Nov 11, 2020

Një burrë i varfër u ankua te Muhamedi (savs), për jetën e vështirë dhe e luti që ta udhëzonte se çka të bënte, për ta përmirësuar gjendjen e tij materiale. Alejhiselami e pyeti se a ishte i martuar. Burri u përgjigj se nuk ishte i martuar, sepse nuk ishte në gjendje ta mbante vetveten, e lëre më edhe gruan.

Alejhiselami i tha: ‘Unë të rekomandoj ty që të martohesh.”

Burri e dëgjoi dhe u martua. Pas një kohe, ai shkoi përsëri te Alejhiselami dhe e njoftoi se gjendja e tij tash ishte edhe më e keqe.

Alejhiselami i tha: “Merre edhe një grua!”

– A nuk mjaftojnë dy të verbër, që ta sjell edhe një të tretë? – mendoi i varfëri, por megjithatë, ai e dëgjoi Alejhiselamin dhe solli edhe një grua tjetër.

Gjendja u përkeqësua edhe më tej, kështu që i varfëri, përsëri iu drejtua Alejhiselamit, për ta njoftuar atë për shqetësimin e tij.

Alejhiselami i rekomandoi që ta merrte edhe një grua të tretë.

– A nuk janë të mjaftueshëm tre të verbër, por ta sjell edhe një të katërt?

“Nëse dëshiron që të kesh, atëherë sille edhe të tretën!”– thuhej në përgjigje.

I varfëri e solli edhe gruan e tretë. Kur e solli të tretën, i gjeti ato dy të parat duke ndenjur ulur.

Ajo i pyeti ato: “Çka po bëni?”

– Çka të bëjmë kur në shtëpi nuk ka asgjë. – u përgjigjen ato.

– Në çka jeni ulur? – i pyeti ajo përsëri.

– Në lëkurë, – u përgjigjën ato.

– Ngrihuni dhe menjëherë qethni  leshin nga lëkura! – tha e treta.

Ato gjetën gërshërë në lagje, dhe menjëherë e qethen dhe e lanë leshin. Pasi që u terë leshi, gruaja e tretë urdhëroi që leshin ta tjerrin dhe nga leshi i tjerrë të thurin çorape. Burrin e saj, ajo e dërgoi në treg për t’i shitur çorapet, kurse me paratë e fituara të blinte pak lesh disa ushqime.

Kështu filloi puna në atë shtëpi, dhe askush nuk kishte kohë as ta ngrinte kokën nga puna. Prodhimi gjithnjë po shtohej. Fitimet gjithnjë po rriteshin. Jeta u përmirësua.

Kishte kaluar një kohë e gjatë që burri i varfër nuk kishte shkuar tek Alejhiselami.

Në një rast, ata u takuan diku dhe Alejhiselami e pyeti: Si jeni tani?

Ai u përgjigj: Që kur e solla atë të tretën, unë më nuk kam kohë që të vij tek ti. Ajo na ka punësuar neve të gjithëve në shtëpi dhe tani jeta po bëhet më e mirë. Elhamdulillah.”

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *