• Fri. Apr 26th, 2024

Si duhet të lutet ai që është i sëmurë

Bylexopress

Jan 1, 2021

Një ditë, profeti Muhamed a.s vajti tek një besimtar i sëmurë, i cili ishte ligështuar dhe
dobësuar saqë kishte mbetur sa një zog pule. Pasi e përshëndeti, profeti Muhamed a.s e
pyeti të sëmurin:”A e ke lutur Zotin dhe a i ke kërkuar ndonjë gjë?”

I sëmuri i tha:”Po. Gjithmonë e kam lutur Zotin që dënimin e botës tjetër, të ma
përshpejtojë në këtë botë!” Profeti Muhamed a.s ndërhyri dhe i tha:’T pa të meta je o
Zot! Mos u lut kështu se nuk e përballon dot!”

I sëmuri e pyeti:”Po si të lutem?” Profeti a.s i tha:”Thuaj:”0 Zot! Na jep të mira në këtë
botë, në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!” I sëmuri u lut me këtë lutje dhe u
shërua.

Lutja më e shpeshtë e profetit Muhamed a.s ishte:”0 Zot! Na jep të mira në këtë botën,
në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *