Si gjendet një e treta e natës?

Profeti (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: Zbret Zoti i madhërueshëm çdo natë në qiellin e dynjasë kur ka mbetur dhe një e treta e natës dhe thotë:
Kush më lutet që t’i përgjigjem?
Kush më kërkon që t’i jap?
Kush më kërkon falje që ta fal? (Transmeton Buhariu nr.1145 dhe Muslimi 1808).
Nata fillon kur perëndon dielli dhe mbaron me lindjen e tij. Nata dhe dita ndryshojnë për nga gjatësia sipas stinëve të Vitit.

Si gjendet gjysma e natës?
Nëse do të thirrej ezani i akshamit në orën 7 dhe ezani i sabahut në orën 4, i llogarisim orët nga 7-a deri tek 4—a dhe deri 19 orë. I përpjestojmë me 2 dhe del katër orë e gjysëm. Pra, gjysma e natës flllon pas akshamit katër orë e gjysmë ose para sabahut katër orë e gjysmë. Pra, gjysma e natës i bie të jetë në 11:30 minuta.

Por, si gjendet një e treta e natës?
E njëjta rrugë si më sipër, por nuk e përpjestojmë me dy por me tre. Deri 13 orë. Nga koha e sabahut heqim 3 dhe del ora 1. Pra, fillon një e treta e natës në ora 1:00 e mëngjesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *