• Sat. Apr 27th, 2024

Thuaj gjithmonë të vërtetën, qoftë edhe kundra teje

Bylexopress

Apr 11, 2020

Allahu është i Vërteti dhe Ai e do të vërtetën. E vërteta është shoku më besnik, me të njeriu e ndien veten të lumtur. Përse Allahu e thërret të vërtetën? E thërret, sepse vetëm nëpërmjet të vërtetës njeriu mund të bëhet fisnik, i pastër, besimtar i vërtetë dhe i denjë.

Njeriu nuk ka të drejtë, që harmoninë e vendosur në gjithësi nga Krijuesi, ta shkelë me gënjeshtrën. Gënjeshtra është e panatyrshme në natyrën e së vërtetës! Njeriu duhet të jetë shembull i dashurisë ndaj së vërtetës, shembull i përgjegjësisë për çdo fjalë, për çdo vepër të vet.

Gënjeshtra gjithmonë ka qenë e përbuzur, e neveritshme. Gënjeshtari gjithmonë ka qenë i poshtëruar, i padenjë për besim. Këtë e dinë edhe vetë gënjeshtarët, e megjithatë përsëri gënjejnë! Përse? Gjithmonë ata, që nuk kanë guxim të dalin para së vërtetës, që përpiqen të kalojnë situata të ndryshme, sigurisht për një kohë të shkurtër, sepse gënjeshtra nuk zgjat shumë.

Njerëzit e drejtë nëse gabojnë, e pranojnë haptas gabimin, ata nuk ia shesin shpirtin gënjeshtrës së mbrapshtë, ata duan të marshojnë në jetë me të vërtetën në krah. Mund të ketë raste kur e vërteta kërkon vuajtje e mundime. As atëherë nuk duhet gënjyer. E vërteta duhet të jetë gjithmonë ideal i njerëzve me virtyte e me karakter të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *