• Sat. Apr 27th, 2024

Tregim: Nëse do të keni punë përsëri me Allahun

Bylexopress

Apr 11, 2020

Sulltan Mahmuti, i cili ishte prej sulltanëve të mëdhenj të shtetit të Gaznës, i cili ishte njëri prej shteteve të para të turqve myslimanë, kishte përjetuar shumë vështirësi përgjatë një ekspeditë që kishte organizuar kundrejt Indisë dhe kishte filluar të mendonte se nuk do të korrte dot fitore.

Përgjatë kësaj gjendjeje të vështirë i kishte premtuar Zotit duke i thënë: “O Zot! Nëse do të korr fitore në këtë luftë, të gjithë plaçkën e luftës që do ta marr do t’ua shpërndaj të varfërve.” Me të vërtetë Allahu (xh.xh.), e ndihmoi dhe Sulltan Mahmuti krahas fitores së madhe arriti të merrte edhe një plaçkë lufte shumë të vlefshme.

Kur u kthye në Gazna, filloi t’ua shpërndante të varfërve dhe nevojtarëve të gjithë plaçkën e luftës siç kishte premtuar. Këtë gjë e kundërshtuan disa vezirë dhe komandantë. Kur Sulltan Mahmuti tha: “Ky është premtimi im.

Sigurisht që do t’i shpërndajë të gjitha.”, disa ia bënë kokën lëmsh duke i thënë: “Aman o Sulltani ynë! Si mund t’ua dinë vlerën të varfrit këtyre pasurive të shtrenjta? Një pjesë të tyre shpërndajeni, por më të shtrenjtat vendosini në thesarin e shtetit. Në fakt, thesari ka nevojë për këtë plaçkë lufte.” Nisur nga kjo, Sulltan Mahmuti vendosi të konsultohej me një dijetar që jetonte në Gazna dhe që nuk hezitonte të thoshte të vërtetën cilido qoftë çmimi i saj.

Ky njeri i madh që Sulltan Mahmudi e pyeti për mendimin e tij, i dha këtë përgjigje kuptimplotë Sulltanit: “Sulltan! Në këtë situatë nuk ka aspak vend për hezitim. Nëse nuk do të keni më punë me Allahun, bëni atë që ju kanë thënë vezirët dhe komandantët tuaj. Por nëse do të keni punë përsëri me Allahun, mbajeni premtimin tuaj dhe shpërndajuani të varfërve plaçkën e luftës.”

(Revista Etika)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *