• Sun. May 5th, 2024

Vjehrra e padurueshme

Bylexopress

Dec 20, 2020

Shumë kohë më parë, një vajzë me emrin Lily u martua dhe jetonte me burrin dhe vjehrrën e saj. Pas një kohe shumë të shkurtër, Lily mendoi se jeta me vjehrrën e saj do të ishte e padurueshme. Personalitetet e tyre ishin krejtësisht të ndryshme dhe ajo ishte vazhdimisht e zemëruar nga zakonet e vjehrrës së saj.

Kalonin ditë dhe javë, por marrëdhënia e tyre nuk u përmirësua, përkundrazi ajo u ndërlikua akoma më tepër nga grindjet e vazhdueshme. Por ajo që ishte edhe më e keqe, sipas traditës së vjetër të epokës nga buron kjo histori, nusja duhej të dëgjonte vjehrrën e saj dhe t’i bindej çdo dëshire të saj. I gjithë ky zemërim dhe pakënaqësi në shtëpi gjithashtu ndikoi shumë edhe te bashkëshorti i saj.

Më në fund, Lily nuk mund më ta toleronte keqtrajtimin e vjehrrës së saj dhe vendosi të ndërmerrte diçka.

E vizitoi një mikun e mirë të babait të saj i cili po shiste barishte medicinale. Ajo ia tregoi situatën në të cilën ndodhej dhe e pyeti nëse mund t’i bënte ndonjë helm, në mënyrë që ta zgjidhte problemin njëherë e përgjithmonë.

Zotëri Huangu mendoi pak dhe iu përgjigj Lilit se do ta ndihmonte ta zgjidhte problemin, por ajo do të duhej ta dëgjonte mirë dhe t’i ndiqte porositë e tij, gjë me të cilën ajo u dakordua.

Mandej Huangu shkoi në dhomën e pasme dhe pas disa minutash u kthye me një pako me bimë dhe e porositi: “Lily, nuk duhet ta përdorni këtë helm me shpejtësi për ta hequr qafe vjehrrën tuaj, sepse njerëzit do të dyshonin. Prandaj, unë ju përgatita një përzierje me bimë që do të rrisin ngadalë nivelin e toksinave në trupin e saj. Për çdo ditë përgatitni ushqim dhe vendosni nga pak prej këtyre barishteve. Shumë me rëndësi është që askush të mos dyshojë, prandaj duhet të jesh shumë e kujdesshme dhe të kesh qëndrim miqësor me vjehrrën. Mos u grind me të, bindu çdo dëshire të saj dhe trajtoje si një mbretëreshë.“

Lily ishte shumë e lumtur, e falënderoi z. Huang dhe nxitoi të kthehej në shtëpi për ta filluar planin dinak për vjehrrën e saj.

Kaluan javë dhe muaj, ndërsa Lily i shërbente vjehrrës duke i përgatitur ‘ushqime të veçanta’. Ajo gjithmonë i kujtonte porositë që i kishte thënë Z. Huang për t’i shmangur dyshimet dhe i mbante nën kontroll nervat. Ajo e dëgjonte vjehrrën e saj dhe e trajtonte si nënën e saj. Pas gjashtë muajsh, ndryshoi e gjithë atmosfera në shtëpi. Lily aq shumë ishte mësuar t’i kontrolloi nervat e saj saqë pothuajse kurrë nuk zemërohej apo mërzitej më. Për gjashtë muaj ajo kurrë më nuk ishte grindur me vjehrrën e saj, e cila tani i dukej një person shumë miqësor me të cilin mund të merrej vesh.

Gjithashtu edhe qëndrimi i vjehrrës së saj ndryshoi. Ajo filloi ta donte Lilyn si vajzën e saj. Vazhdimisht e vlerësonte nusen e saj tek miqtë dhe të afërmeve u thoshte se nuk mund ta imagjinonte një nuse më të mirë se ajo. Lily dhe vjehrra e saj tani e trajtonin njëra-tjetrën si nënë dhe bijë e vërtetë. Gjithashtu edhe burri i Lilyt ishte gjithashtu shumë i kënaqur me mënyrën se si po shkonin gjërat.

Një ditë, Lily mendoi gjatë dhe vendosi ta vizitojë përsëri z. Huang për t’i kërkuar përsëri ndihmë. Ajo i tha: “I dashur Z. Huang, ju lutem më ndihmoni që helmi që ma ke dhënë atëkohë të mos e mbys ​​vjehrrën time! Ajo tanimë është ndryshuar dhe është kthyer në një grua të cilën e dua si nënën time. Nuk dua që ajo të vdesë për shkak të helmit që po i jepja!“

Z. Huang buzëqeshi dhe tundi kokën. “Lily, mos u shqetëso! Unë kurrë nuk do të të jepja helm. Bimët që ua kam dhënë atëherë ishin vitamina që e përmirësojnë shëndetin. I vetmi helm që ekzistonte ishte ai në trurin tuaj dhe qëndrimi juaj ndaj saj, por tani ai helm është shpëlarë plotësisht nga truri yt për shkak të dashurisë që ia dhuroni asaj!”

Burimi: atma.hr
Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *