• Fri. Apr 26th, 2024

Vërtetë me të përmendurit e All-llahut qetësohen zemrat

Bylexopress

Mar 15, 2020

Vërtetësia dhe sinqeriteti janë te dashurit e All-llahut, çiltërsia është sapun i zemrave, përvoja është argument, prijësi nuk i gënjen pasuesit e tij dhe nuk ka vepër me te cilën gjoksi me tepër zgjerohet dhe shpërblimi është me madhështor se sa dhikri (te përmendurit All-llahun): “Me përkujtoni Mua, Unë ju përkujtoj juve”(Kur’an) I Lartësuari e përmendi xhennetin e Tij ne ketë toke ne te cilin ai kush nuk hun ne te nuk do te hyje ne xhennetin e ahiretit, e ai xhennet është te shpëtuarit e shpirtit nga sëmundjet, lodhjet dhe trazimet e tia, bile kjo është rruga me e lehte dhe me e shkurtër për ne fitore dhe shpëtim. Hedhja një sy divaneve te shpalljes qe ti shohësh ne te dobitë e dhikrit, dhe provoje balsamin e tij gjate ditëve qe ta arrish shërimin.

Atë bote kur u sëmuren

Me përkujtimin tuaj u shëruam

E ndonjëherë e braktisim përkujtimin

Por atëherë gjendja na keqësohet

Me te përkujtuarit e Tij (i Lartësuar është Ai) shpërndahen retë e frikës, pikëllimit e mërzisë. Me te përmendurit e Tij largohen kodrat e telasheve e belave. Prandaj nuk është çudi te pushojnë ata qe e përmendin Zotin ngase kjo është ajka e esencës, por për t’u çuditur është me te pakujdesshmit se si largohen nga te përmendurit e Tij “Janë te vdekur e jo te gjalle, dhe ata nuk e dine se kur do te ringjallen”(Kur’an). O ti qe ankohesh nga pagjumësia dhe qan nga dhembja dhe lëngon nga fatkeqësitë, o ti qe te kane hedhur valët e jetës, eja dhe përmende emrin e Tij te shenjte, a njeh ndokënd te ngjashëm me Të?

All-llahu Ekber, çdo brenge largohet nga zemra e çdo lavdëruesi e përkujtuesi.

Aq sa e përkujton Atë po aq te lehtësohet mendja, te qetësohet zemra, te gëzohet shpirti, te pushon ndërgjegjja, ngase me te përmendurit e Tij do te thotë te mbështetesh dhe te besosh ne Të, t’i dorëzohesh Atij dhe te kthehesh tek Ai, te kesh mendim te mire ndaj Tij, ta presësh rrugëdaljen nga Ai, ngase Ai është afër atij qe e thërret, e dëgjon atë qe i lutet, i përgjigjet atij qe kërkon nga Ai, prandaj përulu, nënshtrohu, kij dro, përsërite emrin e Tij te bukur e te bujshëm me gjuhen tende duke e falënderuar e lavdëruar, duke e lutur, thirrur dhe kërkuar falje nga Ai, e me pastaj me mundësinë dhe fuqinë e Tij do ta gjesh lumturinë, sigurinë, kënaqësinë, dritën dhe gëzimin: “Ndaj All-llahu ua dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërblimin me te bukur te botes tjetër”(Kur’an).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *